Sipas shkruesve kartagjenas, gjeneralët romakë që ktheheshin triumfatorë në Romë, mbanin pranë vetes një skllav që teksa u mbante kurorën mbi kokë u pëshpëriste “Respice post te. Hominem te memento” e cila nënkuptonte se gjeneralët duhet të mbanin mend se ishin thjesht njerëz.

Ndaj edhe qendra jonë mori emrin “Memento(kujto, mbaj mend) me shpresën se do të arrijmë të bëjmë gjëra të mira, të bukura dhe me vlerë për njerëzit që na rrethojnë e që janë pjesë e jetës tonë, diçka për tu mbajtur mend, për tu kujtuar.   

Qendra Memento lindi si një nismë e dedikuar për të mbështetur të rinjtë, për ti nxitur të kenë një rol më aktiv, të japin kontributin e tyre për zhvillim e shoqërisë dhe komunitetit, për të bashkuar aftësitë dhe talentin e tyre duke ndërtuar urat mes njerëzve dhe vlerave të tyre..

Qendra Memento është regjistruar në vitin 2020 me vendim nr. 1535 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

Skuadra jonë

Ermir Topi
Drejtor Ekzekutiv
Rovena Flamuraj
Financiere
Geri Gjata
Ekspert IT
Lorela Bregu
Psikologe
Admirim Domi
Konsulent
Edlir Loshe
Vullnetar