Saimir Strati

Saimir Strati është artisti shqiptar i mozaikëve i pari dhe i vetmi që ka arritur të realizojë 11 vepra që janë çertifikuar nga Rekordet Botërore Guinness, e që tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme e që i bëhet jehonë nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare. I dekoruar "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikës, Saimir Strati është vlerësuar nga shumë organizata kulturore dhe institucione të rëndësishme artistike botërore, është anëtar i Shoqatës Britanike të Mozaikut Modern dhe është një nga 4 artistët që udhëheqin mozaikun modern sot në botë.

FacebookLinkedinWebsite
Ben Andoni

Ben Andoni është publicist, analist dhe gazetar profesionist që ka bashkëpunuar me shumë media shqiptare dhe ndërkombëtare. Ka shkruar për gazetën "Koha Jonë", ishte redaktor kulture i gazetave "Gazeta Shqiptare" dhe "Korrieri", kryeredaktor i revistës "ABC" dhe zv. kryeredaktor i revistës "MAPO" dhe shumë mediave të tjera. Prej 11 vitesh është kryeredaktor i  suplementit kulturor "Milosao" gjithashtu drejton programin e tij televiziv "Autor" në RTSH 1.

FacebookLinkedinTwitter
Anastas Shuke

Anastas Shuke është shumerolog, - studiues i qytetërimit Shumer, si dhe përkthyes. Që nga viti 2008 ka botuar mjaft artikuj në gazetat "Republika" e "Metropol", për lidhjet mes gjuhës Shqipe e asaj Shumere. Është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Asiriologjisë (IAA) dhe ka marrë pjesë në disa kongrese ndërkombëtare me profesionistë të fushës së shumerologjisë, ku është paraqitur me shtatë punime shkencore të rëndësishme, të cilat kanë ngjallur mjaft interes.

FacebookLinkedinTwitter