“Post Covid Portal” është projekt i financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe i realizuar nga Qendra Memento që do të ofrojë mbështetje psikologjike (në distancë dhe jo vetëm) për individë, familje dhe grupe në nevojë në situata problematike (viktima të dhunës fizike dhe psikologjike,situata Covid dhe post Covid, PTSD etj.) duke nxitur dhestimuluar vullnetarizëm, solidaritet dhe filantropi.

Kjo hapësirë do të ofrojë suport psikologjik në distancë për të gjithë ata që kanë kaluar COVID-19 dhe janë në fazat e rikuperimit. Vini re se në këtë hapësirë do të merrni vetëm këshillim psikologjik por në rast se keni shqetësime fizike, atëherë duhet ti drejtoheni mjekut të familjes.

Për të ofruar një eksperiencë më të mirë këshillimi psikologjik, ju njoftojmë se në një datë të mëvonshme do të zhvillohet një seancë këshillimi online, ku ju mund të drejtoni pyetje dhe të merrni përgjigje direkt nga psikologët tanë.

Nëse keni nevojë për këshillim psikologjik direkt individual, ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm në linkun: https://www.postcovidportal.com/kerkoj-ndihme-psikologjike/