Projekti “Next Gen Tourism” ka në qendër të rinjtë dhe impaktin që mund të kenë ata në promovimin e vendit të tyre. Sot rrjetet sociale kanë një impakt shumë të madh në jetën e gjithësecilit duke arritur në pikën që dikton vendet që mund të vizitojmë, cfarë të blejmë, cilat restorante të zgjedhim etj. Termi ‘’influencer’’ është i njohur gjerësisht në rrjetet sociale si persona të cilët ndikojnë në shpenzimet monetare dhe zgjedhjen e ndjekësve të tyre.

Qëllimi i projektit “Next Gen Tourism” është që të mësojë një grup të rinjsh të cilët do të quhen ‘’Ambasadorët e Turizmit’’ sesi mund të promovojne vendin e tyre duke përdorur internetin në mënyrë të sigurt, njohjen me qytetitn e Tiranës dhe potencialet e saj, si mund të menaxhojnë llogari në rrjetet sociale që të kenë aktivitet të lartë dhe ndjekës, si mund të krijojnë përmbajtje për postimet e tyre dhe sesi mund të promovojnë Tiranën nëpërmjet eksperiencave personale.

Përgjatë 7 ditëve (6-12 Korrik 2022) të rinjtë do të perfshihen në takime me eksperte të marketing-ut, turizmit, biznesit etj.

Gjithashtu do të kenë mundesi të mësojnë duke u njohur vetë me qytetin nëpërmjet guidave turistike.

Ky projekt u mbështet nga