Adresa në internet

Qendra “Memento” ka si adresë (website) në internet: http://www.memento.al

Media

Nëse ju ngarkoni imazhe në faqen tonë, ju duhet të shmangni përdorimin e imazheve (EXIF GPS) që kanë të përfshirë vendodhjen tuaj. Vizitorët mund ti shkarkojnë këto imazhe dhe ti përdorin për të lokalizuar të dhëna personale.

Përmbajtjet e huazuara (embedded) nga faqet e tjera

Artikujt në këtë faqe mund të kenë përmbajtje të huazuar nga faqe të tjera (për shembull: video, foto, artikuj, etj.). Këto përmbajtje shfaqin të njëjtat video, foto apo artikuj si në faqet nga janë publikuar, sikur përdoruesi të kishte vizituar vetë këto faqe.
Këto faqe mund të mbledhin të dhëna mbi ju, të përdorin cookies, programe që gjurmojnë apo monitorojnë aktivitetin tuaj nëse ju keni një llogari (account) në to.

Të dhëna analitike

Faqja jonë përdor shërbimin Google Analytics i cili ofron mënyra të ndryshme për të kuptuar sesi përdoruesit lundrojnë në faqen tonë dhe si të ofrojmë një eksperiencë më të mirë të përdorimit.
Nga ky shërbim mblidhen të dhëna si për shembull cilat artikuj po vizitohen, koha që kalon vizitori në faqe, shteti nga po vizitohet faqja, lloji i teknologjisë që përdor vizitori (desktop, mobile, tablet), lloji i shfletuesit (browser).

Formularët e kontaktit

Kur ju kontaktoni me anë të formularëve të kontaktit mund tju kërkohen të jepni të dhëna personale apo konfidenciale të cilat ruhen vetëm për qëllime administrative dhe ligjore.
Në asnjë rast ne nuk do të ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta me përjashtim kur kjo kërkohet nga institucione ligjore apo hetimore.