“Kurajozët” është një cilël prej 5 portretesh, të zhanrit dokumentar, dedikuar 5 modeleve frymëzuese për rininë dhe jo vetëm, që ti orientojnë drejt një jete plot sport. Ky projekt ka për qëllim të nxisë dhe motivojë të rinjtë të angazhohen aktivisht në sport dhe ta kthejë sportin në mënyrë jetese.

“Kurajozët” do ti ofrohen shoqërisë nëpërmjet videove të shkurtra 5-9 minuta në formë dokumentari me qëllim që ta bëjnë jetën e personazhit sportist më të prekshme. Krijimet artistike do të promovohen dhe shpërndahen në mediat sociale si edhe në citylight-et e qytetit.

Projekti mbështetet nga Bashkia Tiranë

Historia e mrekullueshme dhe shumë frymëzuese e Julian Çelës në një dokumentar që do ju transmetojë energji të jashtëzakonshme. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të të Amputuarve rrëfen dramën e tij të 10 viteve më parë ku humbi këmbët dhe tregon se ku gjeti forcën për tu përballur me sfidat e jetës dhe sa i rëndësishëm ka qënë sporti në këtë rrugëtim magjik që ka nisur.

Daniela Kodra, trajnerja e talentuar e cila u mëson futbollin çunave dhe gocave duke thyer në këtë mënyrë një tabu. Nuk është diçka e zakonshme që një vajzë të jetë trajnere futbolli, që është parë gjithmonë si sporti i meshkujve. Daniela është një nga 4 vajzat që ushtrojnë këtë profesion në Tiranë duke qënë një model frymëzues për shumë vajza të reja që ende stepen ti bashkohen magjisë së futbollit.

Katerina Simoni, vajza e talentuar në botën magjike të futbollit. Fillimet në sportin e saj të preferuar, paragjykimet e shoqërisë, vështirësia për të bindur prindërit që ta lejojnë ti bashkohet futbollit dhe sakrificat e mëdha që ka bërë për ta kthyer këtë sport në profesion. “Sporti krijon karaktere të forta” thotë Katerina, “kjo është dhe një arsye se përse të gjithë duhet ti japim sportit një hapësirë të rëndësishme në jetën tonë”.

Briken Hasimi, djali që nuk humbet asnjë ditë pa u marrë me sport. Basketbolli dhe futbolli janë sportet ku Brikeni ka gjetur veten. “Me sport dita ime bëhet më e bukur e nis rrëfimin e tij Brikeni, që nuk heziton të dërgojë një mesazh të fortë: Ju bëj thirrje të gjithëve të merren me sport sepse ju bën mirë për trupin dhe shëndetin mendor.

Gersi Troka, Kampioni Olimpik që frymëzon, notari “magjik” që ka arritur suksese të jashtëzakonshme dhe është sot një model frymëzimi për shumë të rinj dhe të reja.